Reperi i famshëm botëror,Tyga së fundi u shfaq në protestat që po mbahen për vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Taynan, një repere që i ngjan ish të dashurës së tij, Kylie Jenner.
Reperi 30-vjeçar (emri i vërtetë Micheal Ray Stevenson) u pa në një protestë masive në Hollywood të martën pasdite, shkruan Daily Mail.
Shoqëruesja e Tygës, Tayna, u shfaq e veshur krejt në të zeza, me fytyrën e mbuluar me një maskë të zezë.
Ajo e kompletoi pamjen e saj me një palë pantallona të të zeza, këpucë vrapimi shumëngjyrëshe.
Tyga ndau gjithashtu një listë të shteteve zgjedhjet parësore të të cilave u mbajtën të Martën, duke inkurajuar tifozët dhe ndjekësit e tij të votojnë.
Ai gjithashtu ndau një listë të organizatave për të nënshkruar edhe peticione të bëhet thirrje për drejtësi për George Floyd, Ahmaud Arbery dhe Breonna Taylor.