Curaçao ka shkruar histori, duke u bërë shteti më i vogël që është kualifikuar në Botërorin e futbollit, shkruan “ESPN”.
Curaçao barazoi 0:0 të martën mbrëma në udhëtim me Xhamajkën dhe u kualifikua direkt në Botërorin 2026.
Biletat në Botërorin 2026 i siguroi edhe Panamaja dhe Haiti.
Curaçao është shtet ishull i vogël, që gjendet në Karaibe, ndërsa ka popullatë prej vetëm pak mbi 156 mijë banorë dhe territor rreth 444 kilometra katrorë. Curaçao përfundoi në vend të parë në Grupin B eliminator me 12 pikë, një më tepër se Xhamajka.
Curaçao theu rekordin e Islandës, që ishte kualifikuar në Botërorin 2018. Islanda ka popullatë pak mbi 350 mijë banorë.
Curaçao drejtohet nga trajneri i njohur holandez Dick Advocaat.
Haiti ndërkohë është kualifikuar për herë të parë në një Botëror që nga viti 1974. Mposhti Nikaraguan 2:0 dhe përfundoi në krye të Grupit C.
Panamaja doli e para në Grupin A me 12 pikë tri më tepër se Surinami. Surinami ishte duke kryesuar një xhiro pa mbaruar rrethi i fundit eliminator në Concacaf, por humbi 3:1 ndeshjen e fundit në udhëtim ndaj Guatemalës.
Surinami do të synojë kualifikimin në plejof.