Një prapaskenë interesante është zbuluar nga mediat spanjolle për sa i përket largimit të mbrojtësit Sergio Reguilon nga Reali i Madridit.
Sipas “El Confidencial”, arsyeja e shitjes së futbollistit 24-vjeçar spanjoll, ishte për shkak të një konflikti me Luca Zidan, djalin e trajnerit Zinedin Zidanes.
Regilion shkëlqeu te Sevilla si i huazuar, teksa të gjithë menduan se Reali do t’i besonte një vend titullari këtë sezon, por “galaktikët” vendosën ta transferonin për 30 milionë euro te Totenhemi i Mourinhos.
Kujtojmë që Regilion dhe Luca Zidane kanë qenë shokë skuadre te skuadra e dytë e Realit, teksa nuk dihen arsyet e zënkës mes tyre.