Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është mbajtur një takim mes klubeve të futbollit dhe Ministrisë për Kulturë, Rinis e Sport.
Para klubeve që ishin shumica prezentë këtë herë ka qenë vet ministri Hajrulla Çeku dhe kryetari iKomisionit për Licencim, Fidan Shatri.
Aty edhe njëherë është konfirmuar se FFK si institucion i ka plotësuar të gjitha kriteret për Licencim ndërsa ngërçi është tek disa klube.
Klubet kanë kërkuar nga ministria të zhbllokohet ky nproces dhe të licencohet dhe në këtë mënyrë të fitojnë edhe nga Ligji i Sponosrizimit.
Siç mëson Demokracia.com drejtuesit e klubeve kanë kërkuar të licencohen tash dhe t’u jepet një afat për ato klube që nuk i kanë plotësuar gjitha kriteret dhe në këtë mënyrë të mos bllokohet i gjithë futbollit.
Tash për tash ende nuk kemi asnjë deklarim zyrtar as nga Ministria as nga përfaqësuesit e klubeve për të parë saktë se cilat janë rezultatet e këtij takimi i cili ka kohë që është kërkuar nga vet klubet.