Cristiano Ronaldo shumë pranë klubit italian!! Sot takimi vendimtar

Duket se e ardhmja e Cristiano Ronaldos nuk do të jetë në Manchester United por në Serie-A, përkatësisht te Napoli.

Sipas “Corriere dello Sport”, Aurelio De Laurentiis do të takohet sot me drejtorët e Napolit në një takim vendimtar për Victor Osimhen, Cristiano Ronaldo, Keylor Navas dhe Fabian Ruiz.

“Partenopei” kanë kompletuar disa nënshkrime këtë verë, por më shumë pritet të vijnë në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Të gjithë sytë janë në marrëveshjet e mundshme me Manchester United që janë të interesuar për Victor Osimhen. Napoli thuhet se është i hapur për të shitur reprezentuesin nigerian për më shumë se 100 milionë euro dhe do ta huazonte Ronaldon me të paktën 80-85% të pagës së tij të paguar nga “Djajtë e Kuq”.

Ronaldo ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar Napolit dhe agjenti i tij Jorge Mendes po punon për marrëveshjen nga Anglia. Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti tha të dielën se do të ishte e vështirë për skuadrën e tij të refuzonte një ofertë që kalon 100 milionë euro, por këmbënguli që Osimhen dëshiron të luajë futboll në Ligën e Kampionëve me klubin e tij aktual.

Mbetet për t’u parë nëse United do të investojë më shumë se 100 milionë euro në Osimhen dhe do të paguajë një pjesë të pagës së Ronaldos pas nënshkrimit të Antony nga Ajaxi, gjithashtu për rreth 100 milionë euro.

De Laurentiis do të diskutojë marrëveshjet e mundshme me krahun e tij të djathtë Andrea Chiavelli dhe drejtorin sportiv të Napolit, Cristiano Giuntoli sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *