Juventusi ka dyfishuar epërsinë në ndeshjen kundër Sassuolos në Serie A.
Cristiano Ronaldo është autor i golit në mintuën e 45-të të takimit.
Portugezi me një vrapim fantastik u fut në zonën e rreptësisë dhe realizoi për mrekulli duke e lënë pa gjasa portierin.
Cristiano Ronaldo becomes the FIRST player to ever score 100 club goals in 3 different countries ? pic.twitter.com/r2vXbNNaFb
— ESPN FC (@ESPNFC) May 12, 2021
Ylli portugez regjistroi golin e 28-të këtë edicon me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.
Ky gol ishte i veçantë për të ngase ai tashmë ka thyer një rekord personal.
Ronaldo futet në histori si lojtari i parë që shënon 100 gola në tri shtete (liga) të ndryshme.
Ai shënoi mbi 100 gola në Angli te Manchester Unitedi, në Spanjë te Real Madrid dhe në Itali te Juventusi.