Gjatë mbrëmjes së kaluar në rrjetin social Twitter, u publikua një lajm për një aksident të rëndë të Cristiano Ronaldos.
Faqja franceze e sportit “Footballogue”, faqe që ka mbi një milion ndjekës, publikoi lajmin për aksident të rëndë të Cristiano Ronaldos, i cili sipas artikullit ndodhej në gjendjes mes jetës dhe vdekjes. Faqja thirrej në burimet e gazetës italiane, La Gazzetta dello Sport, e cila në fakt nuk kishte shkruar asgjë mbi këtë.
Lajmi u fshi pas 15 minutave por jo para se të shkaktonte një tronditje në gjithë rrjetin, ku burime të ndryshme pastaj e demantuan si “fake news”.
Ky lajmi i rrejshëm shkaktoi një panikë totale tek fansat e futbollit, teksa u konfirmua si i rrejshëm vetëm pak momente më vonë.
Footballogue ka kërkuar falje për lajmin e rrejshëm të publikuar nga faqja e tyre këtë mengjes, duke thënë se gjatë mbrëmjes së kaluar faqja e tyre ishte hakuar.
“Ne ishim viktimë e një sulmi kibernetik mbrëmjen e kaluar. Kërkojmë falje për lajmin e rrejshëm të publikuar nga faqja jonë. Kemi ndërmarr hapa të menjëhershëm të zbulojmë se si ndodhi kjo gjë”.
Kujtojmë që Cristiano Ronaldo është shëndosh e mirë, dhe sot e luan derbin e Torinos, me fillim nga ora 18:00./Insporti.com/