Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, beson se Cristiano Ronaldo mund të luajë në nivele të larta deri në moshën 40 vjeçare.
Ronaldo e ka nisur epokën e dytë te United në mënyrën më të mirë të mundshme, ka shënuar katër gola në tri ndeshje.
Edhe pse Ronaldo do të jetë 37-vjeçar në shkurt, Solskjaer thotë se aq shumë Ronaldo e mban vetën të freskët dhe fizikisht është i përgatitur për të luajtur edhe për shumë vite, raporton Gazeta Express.
“Nuk do të befasohesha nëse do të jetë duke luajtur edhe si 40-vjeçar, aspak”, tha Solskjaer.
“Mënyra se si kujdeset ai për veten, është çelësi i gjithckaje. Ai ka punuar shumë për t’u shndërruar në lojtarin që është”.
“Ai meriton çdo lëvdatë që merr, për gjendjen e tij fizike e gjithçka. Edhe më mbresëlënëse është fakti se pasi keni arritur e fituar aq shumë, akoma jeni të uritur, ai është i uritur si kurrë më parë”.
“Ai dëshiron të vazhdoj derisa këmbët apo koka e tij t’i thotë se s’mundet më”.