Një karton i kuq dhe tre gola e kanë ndëshkuar Tottenham kundër Crystal Palace në javën e katërt të Premier League.
Kjo ka qenë humbja e parë e Spurs në këtë sezon të kampionatit anglez.
Takimi i luajtur në Selhurst Park u mbyll me rezultat 3:0, derisa u vendosur nga një penallti e Zaha në minutën e 75-të dhe dy golat e Edouard në të 84-ën dhe 93-ën.
Tottenham ka luajtur për më shumë se 30 minuta pas kartonit të kuq të marrë nga Tanganga në minutën e 58-të.