Maqedonia e Veriut futbollin sezonin e shkuar. Rritja e rasteve me COVID-19 në shtetin fqinj ka detyruar autoritetet të marrin masat e para dhe të ndalin futbollin për pak kohë.
Dy javët e programuara për t’u luajtur do të shtyhen. Java e 10 dhe e 11 e kampionatit do të luhen respektivisht më 7-8 nëntor. Federata Maqedonase e Futbollit ka dhënë një lajm të tillë nisur nga rritja e numrit të të prekurve me COVID-19.
Maqedonia e Veriut po përballet me një valë të dytë alarmante, prandaj dhe drejtuesit nuk duan të rrezikojnë. Një mbyllje e tillë rikthen frikën për mbylljen e parakohshme të kampionatit.