Ballafaqimi ndërmjet RKC Waalwijk dhe PEC Zwolle, ndeshje e vlefshme për elitën e futbollit holandez Eredivisie, e planifikuar të zhvillohet sot është pezulluar për shkak të rasteve pozitive me Covid-19.
Katër lojtarë të RKC-së dhe dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë brenda 24 orëve dhe tetë të tjerë janë karantinuar.
RKC ka njoftuar se ndeshja është pezulluar në konsultim me mjekët e skuadres, me drejtuesit e LigëS së Futbollit si dhe me autoritetet shëndetësore.
Data e re e zhvillimit të ndeshjes do të përcaktohet së shpejti.