Skuadra italiane e Interit është duke u përballur me probleme për shkak të pandemisë me COVID-19.
Krahas disa lojtarëve të infektuar, “tuttomercatoweb.com” ka raportuar sot edhe për një rast tjetër me koronavirus te “zikaltrit”.
Bëhet fjalë për një anëtar të stafit i cili pas rezultateve ka rezultuar pozitiv.
Ndryshe, për shkak të rasteve të shumta edhe ndeshja e fundjavës që lamë pas kundër Sassuolos është shtyrë.