Coutinho te Lazio, Barcelona e gatshme t’ia paguajë gjysmën e pagës

Barcelona duket se është duke bërë gjithçka që të ‘shpëtojë’ nga Coutinho.

Së fundmi u raportua se Barcelona ia ka ofruar brazilianin skuadrës italiane, Lazio.

Madje sipas “Gazzetta dello Sport” Barcelona është e gatshme t’ia paguajë edhe gjysmën e pagës së Coutinhos vetëm që ai të kalojë te Lazio.

Kjo ofertë e Barcelonës vie edhe për shkak se klubi spanjoll duhet të shkurtojë rrogat e lojtarëve dhe një përgjysmim i pagës së Coutinhos do t’i lehtësonte shumë punët e menaxhimit të klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *