Coutinho dëshiron që të kthehet në Premierligë.
Kia Joorabchian, agjenti i Philippe Coutinhos, ka konfirmuar se mesfushori brazilian është lodhur me situatën e krijuar në karrierën e tij.
Nga një super futbollist i rëndësishëm te Liverpooli, ai është duke u shëtitur nëpër klube.
Nuk bindi te Barcelona, por as te Bayerni, që s’do ta shfrytëzojë klauzolën e blerjes dhe me të përfunduar sezoni do të kthehet në Camp Nou.
Coutinho kërkohet nga shumë klube në Premierligë, aty ku e krijoi emrin dhe dëshira e tij është që të kthehet edhe njëherë për të nisur gjithçka nga e para.
“Ai dëshiron që të kthehet në Premierligë”, tha Joorabchian për Sky Sports .
“Mund të mos ndodhë këtë vit, mund të ndodhë këtë vit, nuk e di. Me të vërtetë tani për tani s’kemi diskutuar për asgjë”. /Gazeta-Topi/