Diego Costa, sulmuesi i Atletico Madrid, është shumë i lumtur me ardhjen e Luis Suarez.
Ai është i habitur se si Barcelona e ka lëshuar një lojtar si Suarez.
Menjëherë, Costa nisi të bëjë shaka ku u pyet për ishin e Barçës.
Të pëlqen Luis Suarez si shok skuadre në sulm? Ai në formë shakaje, u përgjigj duke thënë: “Po, shumë, njëri kafshon e tjetri shqelmon”.
Brillantt Diego Costa.
He is asked: “What about the partnership with Suarez?”
Diego Costa: “All good. One biting, the other beating” pic.twitter.com/M8qq1BBeWd
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) September 27, 2020
“Nuk e di se si Barcelona e ka lëshuar një lojtar si Suarez, por është çështje e tyre. Në fund ne kemi përfituar, ai është një lojtar shumë i mirë dhe besoj se do të na ndihmoj shumë, si me gola, ashtu edhe në dhomën e zhveshjen me shpirtin e tij luftarak, për të arritur gjëra të mëdha këtë sezon”.