Lojërat Olimpike “Tokio 2020” mund të shtyhen disa muaj dhe të zhvillohen në fund të këtij viti për shkak të frikës nga coronavirus.
Lajmin e konfirmoi ministri japonez i sportit Seiko Hashimoto, sipas të cilit ka një klauzolë në kontratën që Japonia ka me Komitetin Olimpik Ndërkobëtar (IOC) në lidhje me Olimpiadën.
Sipas kontratës, Japonia duhet ta organizojë Olimpiadën brenda vitit 2020, pa specifikuar një datë të saktë, Gjithsesi, sipas planifikimit të bërë, Lojërat duhet të zhvillohen më 24 korrik-9 gusht.
“Kontrata parashikon që Olimpiada të zhvillohet brenda vitit 2020. Kjo mund të interpretohet si një mundësi për ta shtyrë Olimpiadën. Gjithsesi, ne po bëjmë maksimumin që Olimpiada të zhvillohet sipas parashikimit”, tha Hashimoto.