Conte pajtohet me Mourinhon “jemi në të njëjtën situatë ai dhe unë në Tottenham dhe Romë”

Antonio Conte tani thotë se ka “respekt” të ndërsjellë me Jose Mourinhon, pavarësisht takimeve me përplasje të tyre më parë, teksa Tottenham dhe Roma “të dyja dëshirojnë të luftojnë kundër skuadrave që më parë kanë dominuar ligat e tyre”

Çifti do të përballët përsëri nesër në Izrael në një ndeshje miqësore parasezonale, e cila në mënyrë të paevitueshme sjellë disa nga përleshjet e tyre që ata i kanë pasur gjatë këtyre viteve.

“Ne kemi respekt të ndërsjellë dhe historitë tonë në futboll flasin. Tani gjithçka është mirë dhe nesër sigurisht do të këtë një përqafim mes nesh”, i ka siguruar gazetarët dhe tifozët Conte gjatë konferencës për shtyp.

“Mendoj se unë tani e shoh një gjendje të njëjtë si në Romë dhe në Tottenham për shkak se të dy klubet dëshirojnë të ndërtohet, hap pas hapi, për t’i luftuar skuadrat që kanë dominuar në Itali, Juventusin dhe po ashtu nga një sezon Interin dhe Milanin”.

“Për ne, rivalë janë City, Liverpool, Chelsea, United. Është një krahasim i mirë, për shkak së është i njëjti synim”, ka thënë Conte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *