Interi nuk arriti të vazhdonte serinë e fitoreve në kampionat, pasi të besuarit e Antonio Contes u befasuan në udhëtim te Sampdorias. Vendasit fituan me rezultatin 2-1 dhe trajneri i zikaltërve e pranon në fund të takimit se fati nuk ishte me ta. Italiani e thekson se ishte një sfidë e çuditshme.
“Ishte një lojë mjaft e çuditshme. Ne e pamë veten brenda pak minutash nga humbja e penalltisë në pësimin e dy golave. Kjo situatë shkaktoi vështirësi tek ne, por ekipi po luante mirë dhe krijoi shumë raste për shënim. Ndonjëherë, e meritojmë të humbasim dhe në situata të tjera si kjo e sotmja gjërat thjesht nuk shkojnë ashtu siç duhet. Ishte e vështirë ta kthenim rezultatin nga 2-0, edhe pse u përpoqëm deri në fund”, ka thënë Conte.