Skuadra e Gjilanit do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Progres Niedercorn të enjtën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Gjilani mori një barazim 2-2 në Luksemburg në ndeshjen e parë të kualifikimit në Conference League.
Klubi gjilanas ka vendosur për çmimin e biletave në ndeshjen e kthimit që do luhet të enjten. Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport’, biletat për këtë ndeshje do të jenë nga 2 euro më e lira deri në 10 euro më e shtrenjta.
Biletat në sektorin e lindjes do të kushtojnë 2 euro, në Perendim çmimi do jetë 5 euro, kurse VIP do jetë 10 euro.
Tribunat prapa portave do të jenë të mbyllura në këtë ballafaqim. Shitja e biletave do të fillojë së shpejti në qytetin e Gjilanit, teksa në ditën e lojës do shiten edhe në Prishtinë.