Real Madrid ka filluar të mendojë që tani për sezonin e ardhshëm dhe merkaton e verës.
Objektivi numër një quhet Kylian Mbappe, i preferuari i Perez, por edhe i Zinedine Zidane. Tani ka dalë në skenë edhe emri i Erling Haaland, sipas shtypit spanjoll.
Ëndrra e presidentit madrilen është t’i shohë të dy me uniformën e Los Blancos, por duhen bërë llogaritë me vështirësitë ekonomike të krijuara nga pandemia.
Për këtë arsye duhen gjetur fondet e nevojshme duke shitur disa lojtarë. Ata me valixhen në dorë duket se janë Isco, Eder Militao, Marcelo, Mariano Diaz dhe Varane.
Dani Ceballos, Martin Odegaard, Luka Jovic dhe Casemiro mund të huazohen. Braziliani mund të jetë shumë i rëndësishëm në negociatat për Mbappe, duke parë se pëlqehet shumë nga trajneri Pochettino.
Në Madrid duket e çuditshme që një lojtar thelbësor si Casemiro mund të sakrifikohet, por mesazhi është i qartë: do të bëhet gjithçka është e mundur për të marrë në ekip Mbappe dhe Haaland.