‘Çmendët’ PSG-ja, gati 100 milionë euro për Mbappe-n

Klubi i madh francez, PSG, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ylli i tyre, Kylian Mbappe.

Sipas medieve franceze, parisienët janë duke përgatitur mega-ofertën për yllin francez.

Mbappe prej kohësh është i lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid, madje, thuhet se klubi madrilen dhe francezi tashmë kanë arritur një marrëveshje në parim.

Megjithatë, krerët e PSG-së insistojnë që ta ‘blindojnë’ Mbappen.

Klubi nga ‘Parku i Princave’ raportohet se ka bërë gati kontratën në vlerë 100 milionë euro për ta bindur francezin që të firmos kontratën e re.

Ditët vijuese mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Mbappe-s, i cili është mes PSG-së dhe Real Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *