Çmendet PSG, 150 milionë euro për lojtarin e Serie A

Paris Sain-Germain duhet të gëlltisë dështimin e radhës pasi edhe ky sezon do të mbyllet pa arritjen e objektivit të shumëkërkuar, që është Champions League.

Kampionët në fuqi të Francës, në fakt, janë eliminuar në fazën e 1/8-ave të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube pas humbjes 2-0 të pësua rnë fushën e Bayern-it të mërkurën.

Pas këtij eliminimi duket se drejtuesit e klubi po planifikojnë një revolucion të vërtetë. Drejtori sportiv Luis Campos duket se ka nisur kontaktet e para me disa prej lojtarëve që synon të marrë në Paris verën e ardhshme dhe në listën janë edhe dy yje të Serisë A.

Sipas L’Equipe, përveç Milan Skriniar, i cili do të transferohet në Parkun e Princave me kosto zero, duket se klubi parisien do të hidhet në sulm edhe për Victor Osimhen të Napoli-t, për të cilin mësohet të jetë bërë gati një ofertë prej 150 milionë eurosh.

Emrat e tjerë të përmendur nga e përditshmja prestigjioze franceze janë mbrojtësi Pau Torres i Villarreal-it, mesfushori 24-vjeçar i PSV, Ibrahim Sangare, 21-vjeçari I Borussia Monchengladbach, Manu Kone, Bernardo Silva i Manchester City dhe Goncalo Ramos i Benficas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *