“Çmendet” Manchester City, shumë e majme për Harry Kane

Ish-kampionët e Premierligës, Manchester City raportohet se ka ofruar 100 milionë euro sulmuesit të Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild” bëhet e ditur se trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola dëshiron me çdo kusht trofe pas formës jo të mirë në këtë edicion.

Opsioni i parë për Cityn për fazën e sulmit është kapiteni i Anglisë, Harry Kane që është pjesë e Tottenham Hotspur që nga viti 2009.

Kujtojmë se Manchester City lidhet me transferimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messit këtë verë.

Harry Kane ka shënuar 152 gola në 222 përballje me fanellën e “Spurs”. /Zeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *