Kontrata e Sergio Ramos me Real Madridin skadon në verën e ardhshme, dhe Real Madrid do të përpiqet ta bindë atë për të qëndruar.
Sipas informacioneve të fundit, Reali i ka ofruar atij një kontratë një vjeçare, ndërsa Ramos kërkon kontratë dy vjeçare. Mediet në Spanjë thonë se ekziston dëshira te të dy palët për një marrëveshje, por nuk është e pamundur që Ramos të largohet.
Nëse Ramos nuk arrin një marrëveshje me Real Madridin ai mund të përfundojë te Inter Miami i David Beckham, shkruan AS.
Nëse veç ndodh kjo, ai do të ishte një yll tjetër që i bashkohet Inter Miamit pas Gonzalo Higuanit dhe Blaise Matuidit