Mediat serbe nuk e kanë pritur aspak mirë përballjen me Zvicrën në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Ata përveçqë e dinë forcën e Zvicrës, tashmë kanë frikën se prapë do të turpërohen qysh u turpëruan në Rusi, kur Xhaka e Shqiri me dy supergola i eliminuan nga ai botëror.
Tashmë mediat i janë kthyer zakonit të vjetër duke bërë presion tek Zvicra dhe dy shqiptarët, me synim që të fus tensione në këtë kombëtare.
“Kuriri” serb shkruan sot se dy futbollistët shqiptarë edhe pse kërkuan falje për gjestin ë bërë në Rusi ndaj Serbisë, ata nuk ndryshojnë kurrë dhe këtë do ta përsërisin prapë.
Ky medium ka kujtuar ndeshjen e 29 marsit ku në Cyrih, Kosova u ndeshë në një miqësore me Zvicrën (1:1) derisa dyshja shqiptare u prit shumë mirë nga tifozët kosovarë të cilët vazhdimisht i përshëndetnin me shqiponjë.
“Një nga ndeshjet e fundit para Kupës së Botës, Zvicra luajti kundër të ashtuquajturës kombëtare e Kosovës tri ditë para shortit. E në tribunat e stadiumit të Leztigrund janë parë sërish provokime ndaj Serbisë dhe shfaqja e simbolit të shqiponjës nga tifozët e rinj që kishin me vete flamurin e një shteti imagjinar”, ka shkruar Kurir, përcjell Demokracia.com.
Zvicra pritet të luajë në Ligën e Kombeve gjatë verës ku do të jenë provat e fundit para fillimit të Botërorit.