Blendi Baftiu dhe Arbër Hoxha shkëlqyen në edicionin e fundit në futbollin e Kosovës me skuadrën e Ballkanit.
Mesfushorët me tipare sulmuese u kërkuan nga shumë skuadra jashtë vendit.
Gjithsesi, ata ende nuk i janë bashkuar ekipit turk.
“Zeri.info” ka biseduar për çështjen në fjalë me presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashi.
“Ende jemi në pritje. Nuk ka asgjë zyrtare”, tha shkurt Arsim Kabashi.
Edhe vet Kabashi javë më parë ka njoftuar se Baftiu e Hoxha do ta vazhdojnë karrierën në Turqi.
Kujtojmë se Hoxha është duke e kaluar momentalisht një dëmtim të rëndë të pësuar në gju gjatë kampionatit.
Ndryshe, talenti tjetër i Ballkanit, Jetmir Topalli tashmë ka firmosur edhe zyrtarisht dhe i është bashkuar ekipit nga Turqia, Yeni Malatyaspor.