Çka gjeti Policia e Kosovës tek huliganët që e shkaktuan incidentin në Podujevë?

Policia e Kosovës i arrestoi dje 21 persona për incidentin e shkaktuar pas ndeshjes mes Llapit dhe Ballkanit, e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Policia i intervistoi të ndaluarit dhe tek ta i gjeti tri thika, ndërsa huliganët i dëmtuan 200 karrige dhe vlera totale e dëmit, siç njoftoi sot klubi i futbollit Llapi, është 10 mijë euro.

Ndërkohë, në mbajtje po mbahen ende 6 persona, e pjesa tjetër janë liruar me vendim të prokurorit të shtetit pas përfundimit të procedurave policore pasi ishin shoqëruar në stacionin policor me dyshimin se e penguan dhe e sulmuan Policinë dhe për veprimet e tyre huligane.

Sidoqoftë, ndaj 21 të arrestuarit e djeshëm, janë iniciuar rastet për veprat me të cilat ngarkohen.

Krahas tribunave në stadiumin “Zahir Pajaziti”, problemet vazhduan edhe në rrugët e qytetit të Podujevës, por pas intervenimit të Policisë, situata u vë nën kontroll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *