CITY ZYRTARIZON BLERJEN REKORD! “Do punoj me Guardiola, ëndërr”. Aston Villa: “Ja motivi pse iku, por ato para…”

Jack Grealish është një lojtar i ri i Manchester City. Kjo u njoftua nga klubi përmes faqes së saj zyrtare, këtu është një fragment nga njoftimi për shtyp:

“Manchester City është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Jack Grealish, i cili ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare”.

Anglezi mori fanellën me numrin 10, të lënë amanet nga Aguero.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam bashkuar me Manchester City,” tha Grealish. “City është ekipi më i mirë në Premier, me një menaxher që konsiderohet më i miri në botë: të jesh pjesë e këtij klubi është një ëndërr e realizuar”.

Drejtori menaxhues i Aston Villa, Christian Purslow shpjegoi në një video drejtuar fansave të tij arsyet që e çuan klubin e Birmingham të linte Jack Grealish të shkonte.

Para së gjithash kishte disa ekipe të interesuara, veçanërisht pas Kampionatit Evropian, por vetëm Manchester City mund ta paguante klauzolën:

“Ishte një moment me emocione të mëdha kur ai më komunikoi vendimin e tij, duke mos më lënë asnjë dyshim se sa e vështirë ishte që ai të largohej nga klubi ynë, të cilit iu bashkua kur ishte gjashtë vjeç.

Në fund ai tha se donte të luante menjëherë në Ligën e Kampionëve”.

Për më tepër, Purslow vuri në dukje se me paratë (117 milion euro) të shitjes, Villa bleu Bailey, Buendia dhe Ings.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *