Manchester City ka arritur të tregohet i fortë ndaj rivalëve të Manchester Unitedit, të cilët i mposhti me rezultat 2-0 në ndeshjen gjysmëfinale të EFL Cup.
Qytetarët triumfuan në Old Trafford dhe siguruan finalen e madhe të EFL Cup apo e njohur ndryshe si Carabao Cup.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë thuajse të barabartë, por me Cityn për një nuancë më të mirë.
Unitedi arriti të shënojë me anë të Marcus Rashford (3’), ndërsa City me anë të Iklay Gundogan (5’) dhe Phil Foden (24’), por të tri golat u anuluan shkaku i pozitës jashtë loje.
City gjithashtu arriti të godas një shtyllë me anë të Kevin de Bruyne në minutën e 13-të, por shifrat mbeten të pandryshuara.
Në pjesën e dytë, Qytetarët ishin përsëri më të mirë dhe më kërkues, duke arritur të gjejnë edhe dy gola dhe ta vulosin fitoren.
Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 51-të dhe ishte mbrojtësi John Stones, i cili shënoi nga afërsia për 1-0.
Në minutën e 83-të në skenë doli mesfushori Fernandinho, i cili shënoi për 2-0 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.
Me këtë fitore, City arrin në finalen e madhe të Carabao Cup.
G⚽L DE MANCHESTER CITY‼️
? Stones ⏱️50'
Manchester United 0️⃣
Manchester City 1️⃣#CarabaoCup ??????? ? #ManCity
Todos los goles en nuestro canal ⏬pic.twitter.com/mjqswGdcWd— El forastero deportivo (@ElForastero1982) January 6, 2021
G⚽L DE MANCHESTER CITY‼️
? Fernandinho ⏱️83'
Manchester United 0️⃣
Manchester City 2️⃣#CarabaoCup ??????? ? #ManCity
Todos los goles en nuestro canal ⏬pic.twitter.com/OwH2jOajhP— El forastero deportivo (@ElForastero1982) January 6, 2021
Në finale, City do të ndeshet ndaj Tottenham Hotspur, i cili mposhti Brentfordin me rezultat 2-0. /Telegrafi/