Manchester City ka realizuar një fitore komode në xhiron e 21 të kampionatit anglez, Premier Ligë duke e mposhtur Burnleyn me rezultat 2-0.
Fitorja e Pep Guardiolas u paralajmërua që në minutat e para të ndeshjes kur braziliani Gabriel Jesus realizoi në minutën e katër.
Çështja e fituesit u vendos ende pa përfunduar fraksioni i parë i lojës kur në minutën e 38’ Gundogan asistoi tek Raheem Sterling i cili e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Kështu Manchester City vazhdon të mbetet lider i tabelës në Premier League me 47 pikë, tri më shumë se Manchester United që renditet në vendin e dytë.