City i jep “shuplakë” Copenhagës, Real Madridi e Juventusi triumfojnë në shtëpi, PSG-ja merr vetëm barazim te Benfica

Kanë përfunduar katër takimet tjera të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë 5:0 kundër Copenhagës në kuadër të Grupit G.

Haaland me dy gola (7’ 32’), Khochalava (autogol 39’), Mahrez (55’) dhe Alvarez (76’) i dhuruan Cityt fitoren e thellë në “Etihad Stadium”.

Real Madridi mori një fitore të ngushtë 2:1 në shtëpi kundër Shakhtarit të Donetskut.

Rodrygo në minutën e 13-të dhe Vinicius Junior në të 28-minutë realizuan golat e fitores për Los Blancos.

Për ukrainasit shënoi Zubkov në minutën e 39-të.

Fitore bindëse arkëtoi edhe Juventusi që para shikuesve të vet mposhti 3:1 Maccabi Haifan.

Rabiot në minutat e 35, 83, Vlahoviq në të 50-tën minutë ishin vendimtarët e fitores së “Zonjës së Vjetër”. Për izraelitët golin e “nderit” e shënoi David në minutën e 75-të.

Befasia e mbrëmjes u regjistrua në Lisbonë me Paris Saint-Germainin që barazoi 1:1 me Benficën.

PSG-së nuk i mjaftoi supergoli i Lionel Messit në minutën e 22-të.

Danilo, mbrojtësi i PSG-së shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 41-të, duke u rikthyer në “figurë tragjike” për ekipin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *