Manchester City ka vazhduar me fitore, teksa ka triumfuar me rikthim në udhëtim te Crystal Palace 2-4.
Vendasit kaluan të parët në epërsi, ku vetëm pas tre minutave lojë ndeshja u zhbllokua.
Ishte sulmuesi francez Jean-Philippe Mateta që realizoi për 1-0 pas asistimit nga Adam Wharton.
Megjithatë epërsia e vendasve nuk zgjati më shumë se 10 minuta dhe City barazoi shifrat në 1-1.
Kapiteni i Citizens, Kevin de Bruyne realizoi në minutën e 13-të për të barazuar rezultatin.
Përkundërdisa rasteve shënimi nga dy skuadrat, 45 minutat e para u mbyllën baras 1-1.
Me të filluar pjesa e dytë Citt gjeti epërsinë e parë në këtë takim, me talentin Rico Lewis që shënoi për 1-2.
Nuk vonoi shumë dhe sulmuesi norvegjez realizoi për 1-3 në minutën e 66-të pas asistimit nga Kevin de Bruyne.
Vetëm katër minuta më vonë, Kevin de Bruyne realizoi golin e dytë personal në ndeshje për 1-4.
Golat nuk u ndalën në këtë sfidë, derisa Odsone Eduard realizoi për 2-4 në minutën e 86-të.
Me këtë fitore City ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 70 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli si lider, por që The Reds kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.