Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Evertonit, ku pikët e plota i arkëtoi kampioni anglez, kështu edhe duke marrë kreun e Premier Ligës.
Manchester City e ka mposhtur skuadrën e Evertonit me rezultat solid 2:0.
Që të dy golat për kampionin anglez i shënoi bomberi, Erling Haaland (minuta e 71’ dhe 85’).
Me pikët e reja, City ngjitet në pozitën e parë në kuotën e 52 pikëve, krahas Evertonit që renditet i 18 me 19 pikë.
Rezultati final, 2:0 në favor të Cityt.