City bën detyrën ndaj Bournemouth, super Kane i dhuron fitoren Tottenham-it

Manchester City ka mundur 2-1 Bournemouth në javën e 36-të të Premier League. Të dy golat që kanë vendosur ndeshjen janë realizuar në pjesën e parë.

David Silva (6′) dhe Gabriel Jesus (39′) kanë shënuar për Qytetarët. Brooks (89′) ka qenë autori i golit të miqve.

City mbetet në vendin e dytë me 75 pikë, ndërsa Bournemouth në të 18-in me 31.

Fitore edhe për Tottenham-in e Mourinho-s që ka mposhtur 2-1 Newcastle në transfertë. Son ka kaluar në avantazh miqtë në minutën e 27-të, ndërsa Ritchie ka barazuar përkohësisht për vendasit në të 56-ën.

Spurs janë kthyer në avantazh dhe kanë siguruar tri pikët me Kane, i cili ka realizuar një dygolësh në minutën e 60-të dhe të 90-të. Kjo fitore e ka çuar Tottenham vetëm një pikë larg zonës europiane të renditjes kur kanë mbetur edhe dy ndeshje nga fundi i kampionatit.

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja mes Burnley-t dhe Wolves. Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 76-të me Jimenez, ndërsa vendasit kanë barazuar në të 76-ën me një penallti të Wood.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *