Observatori Evropian i Futbollit, CIES, ka parashikuar kampionin e Serie A.
Sipas CIES, pas ndeshjes ndaj Lazios, rrjedha e sfidueseve të Scudettos ka ndryshuar.
Tani, Interi parashikohet të shpallet kampion me 81 pikë, i ndjekur nga Milani me 79 pikë në vendin e dytë. Vendi i tretë parashikohet të jetë Juventusi me 78 pikë, i ndjekur nga Napoli me 76 pikë në vendin e katërt.
Sipas CIES, Roma do rënditet e pesta dhe Atalanta e gjashta, ndërsa për Lazion parashikohet vendi i shtatë.
Për rënie nga liga, CIES parashikon që Parma, Cagliari dhe Crotone të bien nga Serie A.