Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, është duke zhvilluar një sezon fantastik, me Veronan në Serie A.
19-vjeçari shqiptar është një nga futbollistët më të kërkuar në tregun Evropian të merkatos, teksa ka zgjuar interesin e shumë klubeve prestigjioze, të cilat kërkojnë të sigurojnë shërbimet e Kumbullës.
Një tjetër fakt për formën fantastike të djaloshit shqiptar vjen nga “CIES FOOTBALL OBSERVATORY”, që merret me analizën e futbollit botëror.
Në statistikat e publikuara për lojtarët më të mirë të muajit janar, Kumbulla renditet në vendin e 5-të, duke lënë pas lojtarë si Rafael Varane dhe Van Dijk.
Një vlerësim i madh ky për 19-vjeçarin, i cili në sezonin e ardhshëm pritet të veshë fanellën e një klubi të madh Evropian.