Leicester ka mundur 2-0 në Premier League dhe është ngjitur në vendin e parë të renditjes.
Sfida e luajtur në King Power Stadium është zhbllokuar pas vetëm 6 minutash.
Vendasit kanë shënuar me Ndidi, që ka mposhtur Mendy me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Goli i dytë është realizuar katër minuta para fundit të pjesës së parë nga Maddison.
Blutë kanë ngushtuar diferencat me Werner në minutën e 86-të, por goli është anuluar nga VAR.
Ky rezultat e lë Chelsea-n në vendin e 8 me 29 pikë, nëntë larg Leicester-it kryesues.