Chelsea triumfon në derbin londinez ndaj Tottenhamit

Chelsea e ka mundur në London Stadium skuadrën e Tottenham Hotspur me rezultat 0-1. Blutë e Londrës e merituan fitoren pasi që e kontrolluan këtë ndeshje më mirë që nga fillimi. Tuchel debuton me fitore kundër Mourinhos

Chelsea ka arritur të kthehet në perëndim të Londrës sonte me një fitore.

Ata kanë mposhtur në Londrën Veriore skuadrën e Tottenham me rezultat të ngushtë 0-1.

Ishte një ndeshje ku nga fillimi Blutë ishin më të mirë dhe vazhdimisht sulmuan portën e Lloris.

Megjithatë ndeshja do të vendosej pas një gabimi të Eric Dier i cili shkaktoi penallti pa nevojë në Werner në minutën e 24-të.

Penalltinë në gol do ta shndërronte italo-braziliani Jorginho.

Në pjesën e parë, Chelsea kishte edhe dy mundësi për të shënuar gol por Werner dhe Mount dështuan t’i konkretizojnë rastet e tyre.

Fillimi i pjesës së dytë prapë ishte më i mirë për Chelsea të cilët e kontrollonin lojën shumë mirë.

Tottenhami u zgjua vonë në këtë ndeshje.

Diku nga minuta e 75-të.

Fillimisht ata ishin shumë afër për të barazuar rezultatin në minutën e 88-të të takimit por goditja me kokë e Vinicious përfundoi pranë shtyllës së djathtë të portierit Mendy.

Dier do të tentonte për të shënuar nga 30 metra largësi nga goditja e lirë në minutën e 90 por prapë goditja e tij do të përfundonte jashtë.

Gjyqtari i këtij takimi akordoi vetëm tre minuta shtesë kështu që skuadra e Mourinhos nuk pati mundësi që të bëj më shumë në këtë ndeshje – s’paku ta barazoi rezultatin.

Kjo fitore e ngrit në vendin e 6 Chelsean më 36 pikë por kujtojmë se Tottenham kanë një ndeshje më pak të zhvilluar se Blutë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *