Kanë përfunduar të gjitha takimet e mbrëmjes së sotme në xhiron e tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Chelsea ashtu siç pritej ka fituar ndeshjen kundër Malmos, në kuadër të xhiros së tretë në Grupin H të Ligës së Kampionëve.
“Blutë” e Londrës fituan 4-0 ndaj suedezëve në stadiumin “Stamford Bridge”.
Christensen në minutën e nëntë, Jorginho në të 21-tën dhe 57 minutë, dhe Havertz në minutën e 48-të vulosën fitoren e Chelseas.
Ndërkohë, fitore ka marrë edhe Juventusi, por shumë të vështirë në udhëtim te Zeniti.
“Zonjës së Vjetër” iu mjaftoi goli i vetëm i shënuar nga Kulusevski në minutën e 86-të për t’i arkëtuar pikët e plota në Grupin H.