Chelsea është kthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi të pësuar kundër Manchester City-t në kampionat dhe Juventus në Champions League.
Blutë kanë mundur 3-1 Southampton në shtëpi dhe kanë marrë përkohësisht kreun e kampionatit anglez.
Sfida e luajtur në Stamford Bridge është zhbllokuar pas vetëm 9 minutash lojë nga Chalobah. Londinezët kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 41-të me Werner, por goli është anuluar për një faull të Azpilicueta-s gjatë aksionit.
Në minutën e 60-të ka ardhur goli i barazimit për miqtë, i shënuar me penallti nga Ward-Prowse. Ky i fundit ka qenë protagonist edhe në minutën e 77-të pasi është ndëshkuar nga arbitri Atkinson me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR.
Skuadra e Tuchel ka përfituar nga superioriteti numerik në minutën e 84-t, kur Werner ka realizuar golin e tij të parë për këtë sezon në Premier League.