Chelsea “prek” finalen e EFL Cup, shkon në pushim të pjesëve me epërsi të dyfishtë ndaj Tottenham

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup ndërmjet Chelseat dhe Tottenham Hotspur.

“Blutë” e Londrës kanë shkuar në pushim të pjesëve me rezultat të pastër 2:0 ndaj rivalëve londinez.

Kai Havertz në minutën e pestë “tundi” rrjetën e “Spurs” me golin e epërsisë.

Davies realizoi autogol në minutën e 35-të, duke e ngritur epërsinë e Chelseat në 2:0.

Chelsea dominoi në të gjitha aspektet në 45 minutat e para të lojës ndaj Tottenhamit në ndeshjen që po zhvillohet në “Stamford Bridge”.

Fituesi i kësaj sfide luan në finale me fituesin e takimit tjetër gjysmëfinal në mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *