Chelsea është mposhtur me rezultat të thellë, 3-0, si nikoqir i Bayern Munichut në “Stamford Bridge”, të martën mbrëma.
“Të Kaltërit” u munduan të mbahen në pjesën e parë, por kolapsuan absolutisht kokë e këmbë në intervalin e dytë.
Dy gola brenda tre minutave nga Serge Gnabry ia siguruan një epërsi komode prej 2-0 bavarezëve.
14 minuta para fundit, radha i erdhi asistuesit të dy golave të parë, Robert Lewandowskit që të shënonte edhe vet pas krosimit zhagas nga krahu i majtë nga Davies.
Deri në fund, “Të Kaltërit” mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Marcos Alonsos, shtatë minuta para përfundimit të takimit.
Kjo është një epërsi tejet komode për Bayernin nga ndeshja e parë, para asaj të kthimit në “Allianz Arena”.