Chelsea nuk këndellet, merr vetëm një pikë ndaj Bournemouthit

Chelsea ka marrë një barazim të vështirë 2-2 në udhëtim te Bournemouthi në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

The Blues ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marcos Alonso në minutën e 33-të.

Pjesa e parë përfundoi me golin e vetëm të shënuar nga mbrojtësi spanjoll, derisa e dyta ishte më tronditëse për Chelsean.

Brenda tre minutash, Bournemouthi arriti të përmbysë rezultatin ndaj bluve, që u gjenden në një befasi të hidhur.

Golin e parë për ‘Qershitë’ e shënoi Jefferson Lerma në minutën e 54-të me një asistim të Ryan Fraser.

Më pas, Joshua King (57’) e përmbysi rezultatin, e që u shërbye mjaftë mirë nga Jack Stacey.

Skuadra e Frank Lampardit tentoi deri në fund që të merrnin së paku një pikë dhe atë e arritën me anë të Alonsos që shënoi në minutën e 86-të, e që ishte goli i tij i dytë personal në ndeshje.

Pas javës së 28-të, Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 45 pikë, derisa në xhiron e 29-të do të takohen me Evertonin, por fillimisht do të përballen me Liverpoolin në FA Cup.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *