Chelsea ka fituar 3-0 në shtëpi kundër Watford-it në javën e 33-të të Premier League dhe është kthyer në vendin e katërt të klasifikimit.
Një pozicion që e kishte humbur përkohësisht pas fitores 5-2 të Manchester United ndaj Bournemouth.
Ndeshja e luajtur në Stamford Bridge është vendosur në 45 minutat e para.
Giroud ka zhbllokuar takimin në minutën e 28-të me një goditje të bukur brenda zonës së rreptësisë, ndërsa Willian ka çuar shifrat në 2-0 me një penallti në minutën e 43-të.
Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i tretë për londinezët i realizuar nga Barkley.