Chelsea mposht Manchester Cityn në derbin anglez të Premierligës

Chelsea ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Manchester Cityt.

Manchester City kaloi e para në epërsi e para me anë të sulmuesit anglez, Raheem Sterling.

Sterling realizoi në minutën e 44’të të takimit pas asistimit të Sergio Agueros.

Aguero pati mundësinë të dyfishoi epërsinë e ekipit të tij, por nuk arriti të realizoi nga penalltia në minutën e 48’të të takimit.

Ndërsa për të barazuar shifrat në këtë takim u përkujdes, Hakim Ziyech, i cili realizoi pas asistimit nga kapiteni, Azpilicueta në minutën e 63’të të takimit.

Chelsea shënoi golin e fitorës në minutën e 92’të të takimit me anë të, Alonsos.

Me këtë fitore Chelsea shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e 3’të, ndërsa Manchester City mbetet e para me 80 pikë, 13 më shumë se rivali lokal Manchester United që ka 2 ndeshje më pak sesa skuadra e Guardiolas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *