Chelsea duket se ka rigjetur formën e duhur nën urdhrat e Thomas Tuchelit.
“Blutë” shënuan fitoren e radhës në udhëtim te Sheffield Unitedin, duke fituar me rezultat të ngushtë 1 – 2, shkruan lajmi.net.
Ishte talenti Mason Mount që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Timo Werner (43′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Një autogol i Rudiger ndikoi që shifrat të barazohen në fillim të pjesës së dytë (54′).
Pos, pas katër minutave, Werner u faulua në sulm dhe pas shikimit të VAR, u akordua penallti, të cilën e konkretizojë Jorginho (58′).
Me këtë fitore, Chelsea ngritët në pozitën e pestë me 39 pikë, derisa Sheffield Unitedi në fundin e tabelës me vetëm 11 sosh.