Chelsea do të përballet me Manchester United në “Stamford Bridge” sonte në mbrëmje. Të dyja skuadrat vijnë në këtë lojë pas barazimeve në ndeshjet e xhiros së fundit në Premier Ligë.
“Blutë” aktualisht janë në pjesën e poshtme të tabelës, vendi i 12-të, ndërsa Man Utd po lufton për një vend në top katërshe, edhe pse gjasat janë shumë të vogla.
Chelsea ka një listë të gjatë të lëndimeve për këtë ballafaqim dhe do të hyjë në fushë në mungesë të disa prej emrave kryesor të skuadrës. Ata do të jenë pa mbrojtësin e tyre të majtë Ben Chilëell që po rikuperohet pasi humbi përballjen me Burnley për shkak të lëndimit. Reece James, Ëesley Fofana dhe Levi Colëill mungojnë gjithashtu në mbrojtje, ndërsa Lesley Ugochukëu vazhdon të qëndrojë jashtë fushës.
Megjithatë, lajmi i mirë për Pochettinon është se Malo Gusto dhe Trevoh Chalobah janë në dispozicion pasi kanë pasur dyshime për dëmtime, ndërsa Robert Sanchez dhe Carnery Chukëuemeka janë rikthyer në stërvitje dhe për këtë arsye mund të përfshihen në skuadër.
Ndeshja nis nga ora 21:15 dhe këto janë formacionet e mundshme: Chelsea (4-2-3-1) : Petrovic; Gusto, Disasi, Badiashile, Cucurella; Caicedo, Fernandez; Palmer, Gallagher, Mudryk; Xhekson.
Manchester United (4-2-3-1) : Onana; Dalot, Varane, Maguire, Wan-Bissaka; Mainoo, Casemiro; Garnacho, Fernandes, Rashford; Hojlund.