Chelsea gati për një tjetër lëvizje të bujshme në merkato, në janar afron yllin e sulmit portugez

Chelsea nuk kërkon të ndalet as në merkaton e janarit dhe është gati që të afrojë lojtarë me emër të madh në arenën europiane.

I fundit që përflitet nga mediat angleze është ai i Jauo Feliks.

Portugezi kërkon që të largohet nga Atletiko e Madridit dhe dëshira e tij është të luajë në Premier Ligë.

Kështu “Blutë” po mendojnë formulën e huazimit për gjashtë muaj dhe më pas të ushtrojnë të drejtën e blerjes.

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi duke parë dhe dëmtimin që pësoi Armando Broja e gjithashtu formën e dobët që po kalon Aubamejang.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *