Chelsea ka triumfuar në sfidën me Lutonin në transfertë, 2-3.
Deri 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, takimi dukej i mbyllur, pasi blutë e Londrës kishin shënuar tri herë me Palmer (realizoi dygolësh) dhe Madueken, por Lutoni u zgjua krejt papritur dy realizuar dy gola brenda gjashtë minutash me Barkley dhe Adebayo.
Ankth te Chelsea në minutat shtesë, pasi vendësit u hodhën në sulm për të shmangur humbjen, por nuk pati më gola të tjerë.
Kujtojmë që Armando Broja e nisi nga minuta e parë në fushë, duke u zëvendësuar në të 62-tën nga Nkounku.