Chelsea ka shënuar fitore tejet të vështirë dhe të rëndësishme në udhëtim te Crystal Palace, me rezultatin 3:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 34-të të Premierligës.
Qysh në minutën e (6’), Chelsea kaloi në epërsi nëpërmjet Olivier Giroud.
Në minutën e (27’), për 0-2 realizoi Christian Pulisic.
Vendësit u rikthyen në lojë kur Wilfried Zaha gjeti rrjetën me një super gol në minutën e (34’).
Tammy Abraham në minutën e (71’), riktheu epërsinë prej dy golave për Chelsean, por një minutën më vonë, Christian Benteke shënoi për vendasit, për 2:3.